Video

13/11/2013 11:54:29

Formula antikorrupsion

nga Edi Rama






TIRANE - Ne jemi tė vendosur qė nė luftėn kundėr...korrupsionit, tė kemi njė qasje tė re, tė ndėrtojmė politika tė reja dhe tė dėshmojmė njė vullnet tė ri pėr tė shkuar pėrpara, duke bėrė gjithēka kemi nė dorė qė ta lehtėsojmė sa tė jetė e mundur Shqipėrinė dhe familjen tonė nga kjo sėmundje gėrryese, dekurajuese dhe shpeshherė paralizuese pėr njerėzit.

Sigurisht qė, nė radhė tė parė qėndron filozofia nė kėtė betejė. Dhe filozofia jonė ėshtė shumė e qartė:

Nuk janė njerėzit qė korruptojnė sistemin, ėshtė sistemi qė i korrupton njerėzit ! Duke u nisur nga kjo filozofi, ndjejmė domosdoshmėrinė e njė reforme tė gjithanshme, nė tė gjitha fushat dhe planet, pėr tė bėrė tė mundur qė sistemi tė imunizohet nga korrupsioni.

Nuk ka asnjė dyshim se kjo nuk ėshtė beteja ekskluzive e Qeverisė, por, po ashtu, nuk ka asnjė dyshim se pa lidershipin e Qeverisė kjo betejė ėshtė thjesht dhe vetėm e pamundur. Ne jemi shumė tė vendosur qė tė shkojmė pėrpara. Unė besoj se paketa jonė e reformave, tė konceptuara posaēėrisht pėr tė forcuar sistemin dhe pėr tė mundėsuar qė mekanizmat e kėtij sistemi tė mund tė funksionojnė nė njė mėnyrė tė atillė qė ta bėjnė gjithmonė e mė tė mundshme pėrballjen me tundimin e korrupsionit dhe me pasojat e korrupsionit, janė absolutisht tė duhurat.

Sot, kėtu, do tė paraqiten me radhė aspektet e kėsaj qasje tė re qė ne duam tė sjellim pėr luftėn kundėr korrupsionit dhe pėr pėrpjekjen se si duhet modernizuar sistemi.

Tek e fundit fare, duke mbyllur kėtė fjalė tė shkurtėr pėrshėndetėse dhe duke dėshiruar qė vetėm nė fund tė them dhe unė fjalėn time lidhur me kėtė temė kaq tė rėndėsishme dhe komplekse, mė lejoni qė tė ndaj me ju njė bindje;

S’ka asnjė dyshim qė fuqia ndėshkuese ėshtė njė domosdoshmėri nė luftėn kundėr korrupsionit, por, nga ana tjetėr, fuqia ndėshkuese ėshtė tėrėsisht e pamjaftueshme dhe, nė fund tė fundit, nuk ėshtė themeli i luftės kundėr korrupsionit. Themeli nė luftėn kundėr korrupsionit ėshtė modernizimi; modernizimi i ēdo mekanizmi qė shteti ka nė strukturėn e vet; modernizimi i ēdo institucioni qė shteti ka nė pėrbėrjen e vet; modernizimi i ēdo shėrbimi qė shteti ka nė detyrimet e veta.

Tė mos e harrojmė pėr asnjė ēast, se korrupsioni ėshtė njė shėrbim alternativ i paligjshėm, qė u ofrohet qytetarėve, nė mungesė tė njė shėrbimi cilėsor tė ligjshėm. Korrupsioni arrin mė shpejt aty ku shėrbimi shtetėror jocilėsor dhe arkaik nuk arrin dot. E pra, sfida jonė ėshtė qė shėrbimin publik, shėrbimin ndaj qytetarit, shėrbimin qė Kushtetuta dhe ligji sė bashku edhe me programin e ēdo qeverie i njohin si tė drejtė tė patjetėrsueshme tė qytetarit, ta bėjmė tė atillė qė shėrbimi alternativ dhe i paligjshėm, i ofruar nga korrupsioni, tė bėhet gjithmonė e mė pak i preferuar.

Qė tė ndodhė kjo, na duhet qė tė jemi tė gjithė sė bashku, nė njė front, tė vendosur dhe tė udhėhequr nga njė fjalė kyēe: Modernizim !

Nė fund tė fundit, dallimi mes shteteve si Gjermania, si Franca, si Britania e Madhe, Danimarka, Suedia, Holanda e me radhė vendet anėtare tė Bashkimit Evropian dhe shtetet e tjera mė tė prapambetura, si edhe vendi ynė, nė kornizėn e pėrpjekjes pėr t’u bashkuar me Familjen Evropiane, ėshtė njė dallim qė mund tė pėrkufizohet si dallimi mes njė sistemi modern, transparent dhe efikas dhe njė sistemi arkaik, jo transparent dhe joefikas.

Kjo ėshtė sfida, kjo ėshtė pėrpjekja dhe unė besoj, kjo ėshtė rruga! Tė modernizojmė sistemin tonė! Ta bėjmė atė efikas dhe transparent! Ta bėjmė atė sistemin qė nė bazė tė Kushtetutės, nė bazė tė ligjit, nė bazė tė lirive dhe tė drejtave themelore tė qytetarit, tė sanksionuara nė Kushtetutė dhe nė ligj dhe nė bazė tė pėrpjekjes sonė pėr t’u integruar me Familjen Evropiane, tė jetė pika e vetme e referimit pėr qytetarin dhe tė jetė dera e vetme ku qytetari troket, pa pasur nevojė tė dalė nga dera e pasme, aty ku korrupsioni ėshtė i gatshėm tė ofrojė shėrbimin e munguar. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013